Basha: Do bëj realitet kufizimin e mandateve të kryeministrit, maksimumi 8 vite!

J L

Kreu i Partisë Demokratike mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi.

Basha është pyetur rreth risive që pritet të sjell qeveria e tij nëse arrin të vijë në pushtet.

Basha është ndalur edhe tek propozimi i tij për të kufizuar mandatin e kryeministrit në vetëm dy mandate.

Sipas Bashës ky shembull është marrë nga SHBA që është demokracia më e fortë në botë.

Kreu i opozitës argumenton se nëse një kryeministri nuk arrin të realizojë planet e tij në 8 vite, nuk i realizon dot më.

“Funksionimi i Parlamentit si një instrument të kontrollit të qeverisë. Funksionimi i opozitës, liria e medias. Garancia e gazetarit. Dhe ka një instrument tjetër që është propozimi im dhe që do të bëhet realitet. Që është kufizimi i mandatit të kryeministrit, në vetëm dy mandate. Ju e dini se atë që nuk bën dot për 8 vite nuk e bën dot as për 4 të tjera. Ky është një rregull në një nga demokracitë më të përparuara të botës.  SHBA e ka kështu dh duhet të jetë rregulluar për shqiptarët. Ky do të jetë një nga amendamentet e para që unë do të kaloj”, tha ai.

 

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Në SHBA kufizimi 8 vite vlen për postin e presidentit jo të kryeministrit. Në fakt nuk kam dëgjuar që të ketë kufizime të tilla për kryeministrin në ndonjë vend perëndimor.

    Angela Merkel e Gjermanisë udhëheq vendin e saj si kryeministre për 16 vjet me radhë

  • O idiot, nuk te jep kush votat ty more bashe, mjaft ke vjedhur, konsumoj nje here ato te vjedhurat nga ti dhe jot shoqe tek vefa, pastaj kerko votat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *