Dosja “Imami” hyn në fazën interesante të hetimeve të organit të akuzës. Zyra e Task-Forcës pranë Prokurorisë së Tiranës po thërret një e nga një 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes për të dhënë shpjegimet për arsyet e tenderit preferencial për të cilin akuzohen, reklamat televizive me vlerë 1 milion dollarë, vetëm për një kompani private dhe pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit. Burime zyrtare nga ky organ konfirmuan nisjen e seancave të thirrjes së ish-zyrtarëve të komisionit, 4 nga të cilët janë edhe nën akuzë si të pandehur. Nuk jepen detaje se çfarë kanë deklaruar anëtarët e komisionit para prokurorëve, pasi hetimet janë sekret, por mësohet se Prokuroria e Tiranës po vlerëson mbi bazën e dëshmive nëse do thërrasë për të pyetur edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, i akuzuar për “shpërdorim detyre” nga ky dikaster në fillim të dhjetorit.
Bëhet me dije se 9 anëtarët, 4 nga të cilët nën akuzë zyrtare, kanë deponuar se si kanë kryer procedurat e tenderimit për reklamat e ushtrisë dhe anëtarësimit në NATO. Ata kanë shpjeguar procedurat, bazën ligjore dhe arsyet përse kanë kryer tender preferencial dhe jo të hapur. Procesi i thirrjes së tyre është ende në vijim, pasi nuk kanë dëshmuar të gjithë. Por mësohet se ka baza të forta për ekzistencën e elementëve të veprës penale për 4 ish-zyrtarët dhe do vlerësohet pozicioni i ish-ministrit Imami së shpejti. Nëse Task-Forca do vlerësojë se edhe Imami duhet hetuar dhe akuzuar, atëherë kompetenca e hetimit do i kalojë përsëri Prokurorisë së Përgjithshme, pasi ka mbajtur postin e ministrit dhe është deputet.
Në datën 9 dhjetor të vitit 2013, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, paditi paraardhësin e saj Arben Imami, për “shpërdorim detyre”, “shkaktim dëmi” dhe “shkeljen e barazisë në tenderë”, pasi kishte paracaktuar kompaninë mediatike “PROMO”, e cila do të transmetonte spotet publicitare dhe 3 dokumentarë në dy media të përzgjedhura, mes të cilave edhe TV KLAN, me vlerë 1 milion dollarë. Nën akuzë janë edhe këshilltari i medias Mentor Beqa, ish-drejtori Shërbimeve Mbështetëse, Shkëlqim Berisha, ish-zv/drejtori i Qendrës së Botimeve, Sokol Neziraj dhe Nilka Sinën, shefe e Logjistikës.

Uroj qe lufta ndaj korrupsionit te filloje e te behet seriozisht dhe me ndershmeri. Por dyshoj shume se mund te dali dicka e hajrit derisa te mos kete arritur te dixhitalizohen qe nga sistemi gjyqesor, prokuroria, ministria e brendshme e deri tek mediat.
Mediat si pushtet i katert i fuqishem (sic edhe quan veten kur i intereson ndonjerit ndonjehere) dihet mire se c’fare korrupsioni gjen aty. Aq me mire e njeh ajo zonja qe ben emisionin Shqip per korrupsionin. Thuhet teorikisht qe per te luftuar te metat duhet filluar nga vetja. Perse nuk e fillon nga vetja si media e shkruar dhe ajo vizive? Dihet qe duke qene e paster ajo dhe problemet qe ngre zene vend dhe shkojne fort si ne veshin e institucioneve ashtu edhe te publikut.
Filloni nga vetja qe te beheni te besueshem. Ju ka rene vlera fare. S’e kuptoni kete?
Gjashté muaj do ta pyesë task forca, gjashte muaj llalla,gjashte muaj do ta ktheje gjykata per plotesim hetimesh,gjashte muaj do plotesoje prokuroria dhe pastaj kalim pengesash me proçedura. E me në fund rikthim i mimit nga e para…??? Do t’i qeras gjithe komentuesit e kësaj faqeje po nuk ndodhi kështu?
Tallje e bukur. Do ta hanë ata zyrtaret pellumb. Jane marë vesh por eshte loja keshtu??
Ashtu do të ndodhe pellumb prandaj hiqi lekët për kafen time??!