Dosja “Imami”, 9 zyrtarët dëshmojnë për urdhrat e ish-ministrit të Mbrojtjes

anazapta

Dosja “Imami” hyn në fazën interesante të hetimeve të organit të akuzës. Zyra e Task-Forcës pranë Prokurorisë së Tiranës po thërret një e nga një 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes për të dhënë shpjegimet për arsyet e tenderit preferencial për të cilin akuzohen, reklamat televizive me vlerë 1 milion dollarë, vetëm për një kompani private dhe pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit. Burime zyrtare nga ky organ konfirmuan nisjen e seancave të thirrjes së ish-zyrtarëve të komisionit, 4 nga të cilët janë edhe nën akuzë si të pandehur. Nuk jepen detaje se çfarë kanë deklaruar anëtarët e komisionit para prokurorëve, pasi hetimet janë sekret, por mësohet se Prokuroria e Tiranës po vlerëson mbi bazën e dëshmive nëse do thërrasë për të pyetur edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, i akuzuar për “shpërdorim detyre” nga ky dikaster në fillim të dhjetorit.

Bëhet me dije se 9 anëtarët, 4 nga të cilët nën akuzë zyrtare, kanë deponuar se si kanë kryer procedurat e tenderimit për reklamat e ushtrisë dhe anëtarësimit në NATO. Ata kanë shpjeguar procedurat, bazën ligjore dhe arsyet përse kanë kryer tender preferencial dhe jo të hapur. Procesi i thirrjes së tyre është ende në vijim, pasi nuk kanë dëshmuar të gjithë. Por mësohet se ka baza të forta për ekzistencën e elementëve të veprës penale për 4 ish-zyrtarët dhe do vlerësohet pozicioni i ish-ministrit Imami së shpejti. Nëse Task-Forca do vlerësojë se edhe Imami duhet hetuar dhe akuzuar, atëherë kompetenca e hetimit do i kalojë përsëri Prokurorisë së Përgjithshme, pasi ka mbajtur postin e ministrit dhe është deputet.
Në datën 9 dhjetor të vitit 2013, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, paditi paraardhësin e saj Arben Imami, për “shpërdorim detyre”, “shkaktim dëmi” dhe “shkeljen e barazisë në tenderë”, pasi kishte paracaktuar kompaninë mediatike “PROMO”, e cila do të transmetonte spotet publicitare dhe 3 dokumentarë në dy media të përzgjedhura, mes të cilave edhe TV KLAN, me vlerë 1 milion dollarë. Nën akuzë janë edhe këshilltari i medias Mentor Beqa, ish-drejtori Shërbimeve Mbështetëse, Shkëlqim Berisha, ish-zv/drejtori i Qendrës së Botimeve, Sokol Neziraj dhe Nilka Sinën, shefe e Logjistikës.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Uroj qe lufta ndaj korrupsionit te filloje e te behet seriozisht dhe me ndershmeri. Por dyshoj shume se mund te dali dicka e hajrit derisa te mos kete arritur te dixhitalizohen qe nga sistemi gjyqesor, prokuroria, ministria e brendshme e deri tek mediat.
    Mediat si pushtet i katert i fuqishem (sic edhe quan veten kur i intereson ndonjerit ndonjehere) dihet mire se c’fare korrupsioni gjen aty. Aq me mire e njeh ajo zonja qe ben emisionin Shqip per korrupsionin. Thuhet teorikisht qe per te luftuar te metat duhet filluar nga vetja. Perse nuk e fillon nga vetja si media e shkruar dhe ajo vizive? Dihet qe duke qene e paster ajo dhe problemet qe ngre zene vend dhe shkojne fort si ne veshin e institucioneve ashtu edhe te publikut.
    Filloni nga vetja qe te beheni te besueshem. Ju ka rene vlera fare. S’e kuptoni kete?

  • Gjashté muaj do ta pyesë task forca, gjashte muaj llalla,gjashte muaj do ta ktheje gjykata per plotesim hetimesh,gjashte muaj do plotesoje prokuroria dhe pastaj kalim pengesash me proçedura. E me në fund rikthim i mimit nga e para…??? Do t’i qeras gjithe komentuesit e kësaj faqeje po nuk ndodhi kështu?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *