Qytetarët australianë mund të përballen me burg ose gjobitje nëse kthehen nga India. Këtë javë, Australia ndaloi të gjitha fluturimet nga India.
BBC raporton se australianët që kthehen në shtëpi nga India mund të përballen me pesë vjet burg dhe gjobitje pasi qeveria e bëri udhëtimin përkohësisht të paligjshëm.
Ministria e shëndetësisë tha se vendimi ishte marrë “bazuar në përqindjen e njerëzve në karantinë që kanë fituar një infeksion Covid-19 në Indi”.
Ka rreth 9,000 Australianë në Indi. Kjo do të jetë hera e parë që Australianët kriminalizohen për kthimin në vendin e tyre, raportojnë mediat Australiane.
Mosrespektimi i vendimit të ri mund të rezultojë në një dënim me pesë vjet burg, një gjobë prej 66,000 dollarësh (37,000 £) A, ose të dyja.
Vendimi drastik ka ngjallur shumë polemika.
“Bashkëatdhetarët tanë rrezikojnë të vdesin në Indi jashtë vendit dhe ne u presim çdo mënyrë për t’i larguar?! Kjo është braktisje,“- tha komentatori shëndetësor Dr Vyom Sharmer.
“Qeveria nuk i merr këto vendime lehtësisht. Megjithatë, situata është kritike. Integriteti i shëndetit publik Australian dhe sistemet e karantinës duhet të mbrohen. Vetëm kështu numri i rasteve Covid-19 zvogëlohet në një nivel të menaxhueshëm.”- tha Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt në deklaratë.
n.s. / dita

Nje bajge qeveri. Ku e gjeten te drejten te denojne njerez? Nga e nxoren kete ligj se nuk besoj qe te kete mbeshtetje ne kushtetuten e tyre. Ku ka te drejte qeveria te denoje qytetare ne se ata nuk kryejne vepra te ndaluara me ligjin kushtetues! Denimet me burg dhe gjobe behen vetem nga gjykata. Cfare do qeveria me kete. Ne se ka veprime te kundraligjeshme, le te denoncojne ne gjykate. Keta e paskan vendosujr afatin 5 vjecar dhe gjoben si qeveri. Kjo tregon se qeveria eshte diktature dhe ben cdo gje qe i do qejfi. Gjykata i vendos keto dhe jo qeveria.