Shkatërrohet ura prej xhami, turisti mbetet i varur në lartësinë 100 metra

entela

Një turist rrezikoi jetën e tij kur panelet prej xhami të një ure të lartë 100 metra në Kinë u dëmtuan nga era e fortë. Ura me panele xhami është ndërtuar në malin Piyan në qytetin kinez të Longjing.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë turistin teksa mundohet të mbahet në parmakët e urës së shkatërruar nga era që arrinte një shpejtësi më shumë se 140 kilometra në orë.

Sipas Straits Times, një grup i emergjencës i erdhi menjëherë në ndihmë të riut pas ngjarjes duke e shpëtuar atë. Ai u dërgua më pas te një psikolog për shkak të traumës së pësuar.

Ura, e cila është kthyer në një atraksion turistik në Kinë, u mbyll menjëherë pas kësaj ngjarje.

 

e.r/dita

Share This Article
2 Comments
  • Keto Gomarlleqe inxhinierike, ndodhin zakonisht kur Inxhinieri nderkohe qe projekton e stimulon ne Kompiuter, ne te njejten kohe shikon edhe bythen e Kardashianit ne Insta.

    Keshtu qe uren e projekton per ambjent te mbyllur, si bytha e Kardashianit brenda brekeve ku nuk e ze as shiu e as era.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *