Një turist rrezikoi jetën e tij kur panelet prej xhami të një ure të lartë 100 metra në Kinë u dëmtuan nga era e fortë. Ura me panele xhami është ndërtuar në malin Piyan në qytetin kinez të Longjing.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë turistin teksa mundohet të mbahet në parmakët e urës së shkatërruar nga era që arrinte një shpejtësi më shumë se 140 kilometra në orë.
Sipas Straits Times, një grup i emergjencës i erdhi menjëherë në ndihmë të riut pas ngjarjes duke e shpëtuar atë. Ai u dërgua më pas te një psikolog për shkak të traumës së pësuar.
Ura, e cila është kthyer në një atraksion turistik në Kinë, u mbyll menjëherë pas kësaj ngjarje.

e.r/dita

Keto Gomarlleqe inxhinierike, ndodhin zakonisht kur Inxhinieri nderkohe qe projekton e stimulon ne Kompiuter, ne te njejten kohe shikon edhe bythen e Kardashianit ne Insta.
Keshtu qe uren e projekton per ambjent te mbyllur, si bytha e Kardashianit brenda brekeve ku nuk e ze as shiu e as era.
Era 140 km/ore dhe ai shkon ne ure? Paska nevoje vertete per psikolog.