Ironia në RRJET me bostanët e Lushnjes: Ambasadorja e “paralajmëroi” dje arrestimin e Tushes!

redaktor

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, provoi dje për herë të parë bostanin shqiptar nga i cili ngeli e mrekulluar. “Shqipëria ka bostanin më të mirë në botë”, shkroi Kim në Instagram, ndërsa sot, ky postim ka marrë tjetër kuptim.

Dhe jo kaq pa arsye…

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, numri një i qytetit numĕr një të bostanit në Shqipëri u arrestua si pjesë e një grupi që akuzohet se ka shkelur rregullat në tenderim dhe ka kryer korrupsion.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti ta shohë si sinjal foton e postuar dje nga Kim. Genc Sejko shkruan në rrjetet sociale me humor se ” Nuk e di për ju por unë e kuptova që dje, që sot do arrestohej kryetari i Bashkisë Lushnje”.

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat.

Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.

n.s. / dita

Share This Article
6 Comments
  • CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    RESPEKTE pafund për AMBASADOREN YURI KIM dhe AMBASADORIN DONALD LU ❤❤❤❤❤❤❤❤❤ !! SHPRESA e FUNDIT e SHQIPTARËVE pèr të jetuar në VENDIN e tyre është YURI KIM ❤❤❤❤❤❤❤❤

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *