Teksa një sipërfaqe kolosale toke në Gjermaninë perëndimore është përmbytur dhe me qindra njerëz kanë humbur gjithçka në rrënojat e shkaktuara nga uji, e gjithë klasa politike gjermane është gjendur në rajon për të shprehur solidaritetin dhe për të nxitur veprim politik për përballimin e situatës.
Por, kryetari i CDU-së Armin Laschet nuk ka mundur të krijojë një imazh pozitiv dhe dashamirës përkundrejt viktimave, teksa është fotografuar duke qeshur me bashkëpunëtorët e tij gjatë kohës që presidenti Frank-Walter Steinmeier po mbante një fjalim solemn për katastrofën.
Pas minuta pas publikimit të fotos që bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave ndërkombëtare, Laschet ka kërkuar falje duke thënë: “Pendohem për përshtypjen që biseda jonë mund të ketë lënë. Qëndrimi ishte i papërshtatshëm dhe më vjen keq”.
Kërkesa e faljes nuk është pranuar nga kundërshtarët e tij politikë që e kanë përdorur këtë moment shkujdesjeje për të fituar kapital politik në prag të përballjes elektorale të shtatorit.
“Mungesë e plotë dinjiteti dhe krejtësisht i neveritshëm”- është përshkruar akti i Laschet nga sekretari i përgjithshëm i social-demokratëve Lars Klingbeil, ndërkohë që kandidatja për kancelare e të gjelbërve Annalena Baerbock ka thënë se në momente si këto “duken ngjyrat e vërteta të njeriut”.
e.r/dita

Kryetari i CDU-së Armin Laschet, ka mbajtur nje qendrim te pa pergjegjshem ne kete situate permbytjesh dhe viktimash qe po ndodhen ne Gjermani.
Ky person nuk eshte i pershtatshem per kancelar. Kjo tregon se nuk eshte i ndergjegjshem per punen qe mund te kryej ne krye te qeverise gjermane.
Dakord, dakord, por ate do ta vendosi populli gjerman. Gjithsesi per situaten qe po kalon Gjermania rasti eshte shume i shemtuar.
Po se mos u vdiqen familjaret e tyre. Nuk u kercet fare. E ha populli, si gjithmone, dhe keta bejne estrade dhe para.
Keshtu ka qene dhe keshtu do jete kur fatet e shumices i mbajne ne duar pak vete