VIDEO: U shfaq duke qeshur në mes të përmbytjeve! Pasardhësi i Merkel në krye të CDU kërkon falje: Qëndrimi ishte i papërshtatshëm dhe më vjen keq

entela

Teksa një sipërfaqe kolosale toke në Gjermaninë perëndimore është përmbytur dhe me qindra njerëz kanë humbur gjithçka në rrënojat e shkaktuara nga uji, e gjithë klasa politike gjermane është gjendur në rajon për të shprehur solidaritetin dhe për të nxitur veprim politik për përballimin e situatës.

Por, kryetari i CDU-së Armin Laschet nuk ka mundur të krijojë një imazh pozitiv dhe dashamirës përkundrejt viktimave, teksa është fotografuar duke qeshur me bashkëpunëtorët e tij gjatë kohës që presidenti Frank-Walter Steinmeier po mbante një fjalim solemn për katastrofën.

Pas minuta pas publikimit të fotos që bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave ndërkombëtare, Laschet ka kërkuar falje duke thënë: “Pendohem për përshtypjen që biseda jonë mund të ketë lënë. Qëndrimi ishte i papërshtatshëm dhe më vjen keq”.

Kërkesa e faljes nuk është pranuar nga kundërshtarët e tij politikë që e kanë përdorur këtë moment shkujdesjeje për të fituar kapital politik në prag të përballjes elektorale të shtatorit.

“Mungesë e plotë dinjiteti dhe krejtësisht i neveritshëm”- është përshkruar akti i Laschet nga sekretari i përgjithshëm i social-demokratëve Lars Klingbeil, ndërkohë që kandidatja për kancelare e të gjelbërve Annalena Baerbock ka thënë se në momente si këto “duken ngjyrat e vërteta të njeriut”.

e.r/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kryetari i CDU-së Armin Laschet, ka mbajtur nje qendrim te pa pergjegjshem ne kete situate permbytjesh dhe viktimash qe po ndodhen ne Gjermani.
    Ky person nuk eshte i pershtatshem per kancelar. Kjo tregon se nuk eshte i ndergjegjshem per punen qe mund te kryej ne krye te qeverise gjermane.

  • Dakord, dakord, por ate do ta vendosi populli gjerman. Gjithsesi per situaten qe po kalon Gjermania rasti eshte shume i shemtuar.

  • Po se mos u vdiqen familjaret e tyre. Nuk u kercet fare. E ha populli, si gjithmone, dhe keta bejne estrade dhe para.
    Keshtu ka qene dhe keshtu do jete kur fatet e shumices i mbajne ne duar pak vete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *