Pavarësisht fluturimit në hapësirë, themeluesi i Amazon Jeff Bezos nuk kualifikohet për t’u cilësuar si astronaut.
Autoriteti Federal i Aviacionit amerikan ‘shtrëngoi’ rregullat duke bërë analizën e plotë të fluturimit të “Blue Origin”.
Sipas tyre anija u kontrollua tërësisht nga toka, pra pa asnjë kontribut nga ekuipazhi në bord. Kësisoj, kriteret e reja të FAA nuk u plotësuan, pasi në mënyrë që të kualifikoheshin, të gjithë ata që ndodheshin në bord duhet të jepnin një kontribut në sigurinë e fluturimit për në hapësirë.
Por edhe nëse Bezos dhe pjesa tjetër e ekipit nuk e marrin këtë certifikim kjo nuk u heq meritat për shkuarjen në hapësirë.
Në fakt, New Shepard i Blue Origin kaloi me lehtësi kufirin e 50 miljeve të vendosura. Kapsula me Bezos dhe tre udhëtarët e tjerë u lëshua në hapësirë nga New Shepard të martën.
Marrë nga Daily Mail

