Udhëtimi i BLUE ORIGIN, miliarderi i Amazon dhe ekipi i tij nuk kualifikohen si astronautë

redaktor

Pavarësisht fluturimit në hapësirë, ​​themeluesi i Amazon Jeff Bezos nuk kualifikohet për t’u cilësuar si astronaut.

Autoriteti Federal i Aviacionit amerikan ‘shtrëngoi’ rregullat duke bërë analizën e plotë të fluturimit të “Blue Origin”.

Sipas tyre anija u kontrollua tërësisht nga toka, pra pa asnjë kontribut nga ekuipazhi në bord. Kësisoj, kriteret e reja të FAA nuk u plotësuan, pasi në mënyrë që të kualifikoheshin, të gjithë ata që ndodheshin në bord duhet të jepnin një kontribut në sigurinë e fluturimit për në hapësirë.

Por edhe nëse Bezos dhe pjesa tjetër e ekipit nuk e marrin këtë certifikim kjo nuk u heq meritat për shkuarjen në hapësirë.

Në fakt, New Shepard i Blue Origin kaloi me lehtësi kufirin e 50 miljeve të vendosura. Kapsula me Bezos dhe tre udhëtarët e tjerë u lëshua në hapësirë nga New Shepard të martën.

Marrë nga Daily Mail

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *