LOJA VERORE: Gjeni diçiturën e kësaj karikature dhe fitoni çmime nga DITA dhe Telebingo. Lexoni rregullat e pjesëmarrjes, në brendësi

redaktor

DITA organizon nga 1 gusht në 31 gusht lojën verore me lexuesit e saj në print dhe online.

Dërgoni mendimet tuaja për diciturën e karikatuës së mëposhtme; cili është sipas jush, kuptimi i saj.

Diçitura mund të jetë në prozë ose me rimë, dhe jo më e gjatë se një fjali.

Lexuesit online mund ta postojnë diciturën e tyre në hapësirën e komenteve poshtë këtij shënimi.

Lexuesit e print mund ta dërgojnë me whatsapp në numrin 068 90 73730.

Karikaturë nga Medi Belortaja

Rregullat e lojës:

– Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 18 vjeç

– Pjesëmarrësit duhet t’i bëjnë follow faqes së DITA në instagram. Faqja zyrtare e gazetës në rrjetin social INSTAGRAM është:

https://www.instagram.com/gazeta_dita/?hl=en

– Dicitura mund të postohet me emër real ose nickname, por nëse do jeni fitues do dërgoni në redaksi emrin e plotë dhe një adresë për dorëzimin e dhuratës

Dhuratat në bashkëpunim me Telebingo janë:

1 – Vendi i parë, diçitura më e mirë: Smartphone Samsung

2 – Vendi i dytë, diçitura e dytë më e mirë: Orë dore G-Shock

3 – Pikturë e dedikuar nga artistë profesionistë

Zbavituni dhe fitoni. Pushime të mbara nga DITA dhe Telebingo

???

 

 

 

 

 

Share This Article
44 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *