DITA organizon nga 1 gusht në 31 gusht lojën verore me lexuesit e saj në print dhe online.
Dërgoni mendimet tuaja për diciturën e karikatuës së mëposhtme; cili është sipas jush, kuptimi i saj.
Diçitura mund të jetë në prozë ose me rimë, dhe jo më e gjatë se një fjali.
Lexuesit online mund ta postojnë diciturën e tyre në hapësirën e komenteve poshtë këtij shënimi.
Lexuesit e print mund ta dërgojnë me whatsapp në numrin 068 90 73730.
Rregullat e lojës:
– Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 18 vjeç
– Pjesëmarrësit duhet t’i bëjnë follow faqes së DITA në instagram. Faqja zyrtare e gazetës në rrjetin social INSTAGRAM është:
https://www.instagram.com/gazeta_dita/?hl=en
– Dicitura mund të postohet me emër real ose nickname, por nëse do jeni fitues do dërgoni në redaksi emrin e plotë dhe një adresë për dorëzimin e dhuratës
Dhuratat në bashkëpunim me Telebingo janë:
1 – Vendi i parë, diçitura më e mirë: Smartphone Samsung
2 – Vendi i dytë, diçitura e dytë më e mirë: Orë dore G-Shock
3 – Pikturë e dedikuar nga artistë profesionistë
Zbavituni dhe fitoni. Pushime të mbara nga DITA dhe Telebingo
???
Kali i mbretit dhe kalores te rinj!
Na rrufshi bythen,qe tani ne tetor na lini te lexojme dicituren tuaj te gushtit!
Dicitura ka vetem nje emer ai quhet INSTITUCIONALIZIM
30 vjet drejtim i shtetit pa kokë si majtas edhe djathtas , karriken e pushtetit nuk e lirojnë..
Ndryshon koka por jo bytha ne karrige.
Hiqja lenes e verja prenes
Paska nderruar derri turi
Ne Administrat jane po Ata , vetem fytyrat ndryshojne
Nje Parti iken
Nje Parti vjen
Bythen nga kolltuku
30 vjet se ngrene
Si kur qesh,si duke qare mendjen e ke per pazar.
Hiq një kokë e vër një kokë
B*thët në karrike I ka veç një lopë
Që e ka emrin nëna parti dhe shkatërroi këtë Shqipëri.
Qeveria shqiptare dhe Ambasada Amerikane
Pershendetje, per dicituren e sotme:
Per te drejtuar nuk ka rrendesi koka, boll te kesh bythe te shendosha
Hiq hajvan e ver idiot
S’ka ndryshim ,as sot as mot.
Drejtuesit i duam pa koke,se te tjerat i dine te gjithditurit.
Une e kuptoj keshtu: Kushdo qe vjen ne ate karrige vjen per perfitim.
Nuk jam dakord, se ndersa dje kishim nje shtet te kapur ku ligjin e benin gjin gjonet e perjetshem, sot drejtesia kapet per veshi nga nderkombetaret dhe ONM.
Ndersa dje nen Berishen, Shqiperia lengonte nga qellbesirlleku, sot qytetet jane më attaktive se kurre.
Sa per korrupsionin, ai sot eshte më lehte i demaskueshem, pse jo dhe i dënueshem.
jam shume dakort!
Shef, kjo erdhi nga posta për ju sot…
Drejton punen me te ndenjurat e tua dhe koken e shefit
Koha jote mbaron kur fillon e imja!
Pushtetaret si pelenat,duhen ndryshuar per te njejten arsye !
Dicitura e lojes:
Po kjo ju pelqen ?
Nenpunesit sapo emrohen ne administrate nuk punojne me me mendjen e vet por me mendjen e shefit
Po heqin te zit e ullirit , per ti gjetur qeverise koken , qe ka ikur ne drejtim te paditur
Politikanet vendosen te ndrojne kokat,
por ne fund morren tokat!
Pushtetaret e sotem vetem trupin kane te tyre ,pasi koka eshte ne dore tete tjereve.
O kalavesh me rrush, rri n’kolltuk sa t’duash, kur kryet ta ka n’dorë tjetërkush!!!
DRENICA E KUQE
Mjaft hëngre më, je mësu veç n’kolltuk, baj bythën tash!
SHQIPTAR
Dicitura:Peshku qelbet nga koka!
Ndrimi i qeverise,ndryshon,gjithe aministraten!
hahahaha ,
dicitura = (Kush ta fut ,ai ta qit )
Dicitura: Zyrtare per te qeshur e per t’u qare…
Dicitura
Rrotacioni i karieres politike.
vaj me det koka me ka marr ere ,,majtas djathtas si patatja,,,,,,,,,
Nuk vlejne te ndenjurat si kosh kur ti koken e ke bosh
0692627415
Sepse puna more shoke do dhe bythe jo vec koke.
Heq kë dua e vë kë dua,
Pushteti më përket mua.
0692516651
Kur komandon bytha…..
NJERI VJEN E TJETRI SHKON POR KETU ASGJE S’NDRYSHON !
Kokat portative s’e përmbysin dot,
sistemin që i pjell.
O Redaksia ! Dini gje ju kush e fitoi kete ” lojen verore ” qe patet shpallur apo e kishit me te tallur ?!
Shyqyr qe qenka gjalle Medi Belortaja!
S`ka me Hosteni.Keni mbetur si peshku pa uje.
Sikur jemi ne tetor me duket zonja “dita”.Apo ke thithur pak pluhur te bardhe dhe nuk di c’fare shkruan.Kjo eshte diciture e vjeter dhe nuk morem vesh fituesin.
“DITA organizon nga 1 gusht në 31 gusht lojën verore me lexuesit e saj në print dhe online.”
a e dini se jemi në tetor??
apo korona ka lënë pasoja??
mali
këta pasi e mbajtën brraçin 6 muaj e atë të arkivave 1 vit,na dalin me lojën verore në vjeshtë!
kan shku për lesh i pari ben duka!