Hajdutët nuk kursejnë për skrap as sendet me vlerë në varrezat publike të qytetit. Policia vendore njoftoi se ka arrestuar Gentian Saliaj, 38 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”. Arrestimi u krye pasi, po në lagjen “Shënkoll”, në afërsi të varrezave të qytetit, është kapur në flagrancë nga shërbimet e ruajtjes së këtyre varrezave, me dy vazo bronzi, të cilat i kishte vjedhur në këto varreza. Po për vjedhje u ndalua edhe Fadil Sllami, 47 vjeç, pasi bastisi hekurin e firmës “Kurum”.

Të kap një njeri te tillë duke më vjedhur varrin e njerezve te dashur,s’kam nevojé per polici? E mbys me duart e mia para se ta shpallin gjykatat “të pafajshem”!