Elbasan, hajdutët plaçkitin për skrap edhe varrezat publike

anazapta

Hajdutët nuk kursejnë për skrap as sendet me vlerë në varrezat publike të qytetit. Policia vendore njoftoi se ka arrestuar Gentian Saliaj, 38 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”. Arrestimi u krye pasi, po në lagjen “Shënkoll”, në afërsi të varrezave të qytetit, është kapur në flagrancë nga shërbimet e ruajtjes së këtyre varrezave, me dy vazo bronzi, të cilat i kishte vjedhur në këto varreza. Po për vjedhje u ndalua edhe Fadil Sllami, 47 vjeç, pasi bastisi hekurin e firmës “Kurum”.

 

Share This Article
1 Comment
  • Të kap një njeri te tillë duke më vjedhur varrin e njerezve te dashur,s’kam nevojé per polici? E mbys me duart e mia para se ta shpallin gjykatat “të pafajshem”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *