Sulmi me dron në Afganistan, Pentagoni: Eliminuam dy figura të larta të ISIS, plagosëm një tjetër

Edlira Shehu

Pentagoni thotë se dy figura të larta të ISIS u eliminuan gjatë sulmit me dron në Afganistan. Më parë u pretendua se ishte eliminuar një planifikues i një sulmi terrorist.

Tashmë rezulton se bashkë me të është vrarë dhe një bashkëpunëtor tjetër i tij. Po ashtu një i treti u plagos, por Pentagoni nuk jep informacion për të.

Nga ana tjetër ky operacion ka qenë mëse i suksesshëm pasi nuk pati asnjë qytetar civil të vrarë.

Sulmi në Nangahar ishte përgjigja e parë e SHBA ndaj Shtetit Islamik Kharosan, filial afgan i ISIS që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të dy ditëve më parë në aeroportin e Kabulit ku vdiqën mbi 170 persona, 13 ushtarë amerikanë e dy britanikë si dhe mbi 200 mbetën të plagosur.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • Mbroni Europen, me idiotesite tuaja ne Siri,Libi e Afgan8sran po shkaterroni qendrushmerine e Europe’s….mbase sa nuk eshte vone Europa duhet te beje aleance me Rusine te mbroje veten….Usa nuk e ben me

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *