Pentagoni thotë se dy figura të larta të ISIS u eliminuan gjatë sulmit me dron në Afganistan. Më parë u pretendua se ishte eliminuar një planifikues i një sulmi terrorist.
Tashmë rezulton se bashkë me të është vrarë dhe një bashkëpunëtor tjetër i tij. Po ashtu një i treti u plagos, por Pentagoni nuk jep informacion për të.
Nga ana tjetër ky operacion ka qenë mëse i suksesshëm pasi nuk pati asnjë qytetar civil të vrarë.
Sulmi në Nangahar ishte përgjigja e parë e SHBA ndaj Shtetit Islamik Kharosan, filial afgan i ISIS që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të dy ditëve më parë në aeroportin e Kabulit ku vdiqën mbi 170 persona, 13 ushtarë amerikanë e dy britanikë si dhe mbi 200 mbetën të plagosur.
e.sh/Dita

Mbroni Europen, me idiotesite tuaja ne Siri,Libi e Afgan8sran po shkaterroni qendrushmerine e Europe’s….mbase sa nuk eshte vone Europa duhet te beje aleance me Rusine te mbroje veten….Usa nuk e ben me