Talibanët kanë dënuar sulmin amerikan me dron që goditi ISIS-K, duke e përshkruar si “sulm të pastër ndaj territorit të Afganistanit”.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, u shpreh për Reuters: “Amerikanët duhet të na kishin lajmëruar përpara se të kryenin sulmin ajror”.
Por, disa orë më vonë, zëdhënësi përgënjeshtroi në Tëitter intervistën e tij, duke shkruar: “Reuters më intervistoi dhe shtrembëroi fjalët e mia. U lutem mediave dhe gazetarëve që të mos i marrin seriozisht këto fjalë të publikuara”.
Pentagoni konfirmoi se ka vrarë dy objektiva të ISIS-K dhe ka plagosur një tjetër në sulmin ajror që ishte përgjigjje për shpërthimin kamikaze në Kabul.
e.sh/Dita

Mbyllni kufijt,,mos na vijne plehrat e Afganistanit.
Dorzuan te gjitha vetem qe te emigrojne ne Evrope dhe SHBA.
Nuk pranojne as Shqiperine,megjithese Rama ja ka shtruar me 5 yje.
O Zvicer,o Gjermani.