Sulmi amerikan me dron ndaj ISIS-K, talibanët: Sulm ndaj territorit të Afganistanit

Edlira Shehu

Talibanët kanë dënuar sulmin amerikan me dron që goditi ISIS-K, duke e përshkruar si “sulm të pastër ndaj territorit të Afganistanit”.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, u shpreh për Reuters: “Amerikanët duhet të na kishin lajmëruar përpara se të kryenin sulmin ajror”.

Por, disa orë më vonë, zëdhënësi përgënjeshtroi në Tëitter intervistën e tij, duke shkruar: “Reuters më intervistoi dhe shtrembëroi fjalët e mia. U lutem mediave dhe gazetarëve që të mos i marrin seriozisht këto fjalë të publikuara”.

Pentagoni konfirmoi se ka vrarë dy objektiva të ISIS-K dhe ka plagosur një tjetër në sulmin ajror që ishte përgjigjje për shpërthimin kamikaze në Kabul.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • Mbyllni kufijt,,mos na vijne plehrat e Afganistanit.
    Dorzuan te gjitha vetem qe te emigrojne ne Evrope dhe SHBA.
    Nuk pranojne as Shqiperine,megjithese Rama ja ka shtruar me 5 yje.
    O Zvicer,o Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *