Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthejë “Ditën pa Makinë” në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”.
22 shtatori në kryeqytet do jetë i vështirë për t’u kaluar në timon.
Bashkia kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e makinave, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.
handikap giriş
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:
Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”
Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.
i.b. / dita

Praktikisht vetem zona perreth Pazarit te Ri… Se kshu si e shkruani ju lajmin duket sikur do paralizohet gjithe qytetei (qe sdo ishte keq pa makina), por jo!!