KUJDES! Mund të bllokoheni me orë të tëra në trafik, sot mos kapni timon me dorë. 22 shtatori është “dita pa makina” (rrugët që mbyllen deri në 14.00)

redaktor

Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthejë “Ditën pa Makinë” në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”.

22 shtatori në kryeqytet do jetë i vështirë për t’u kaluar në timon.

Bashkia kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e makinave, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.
handikap giriş
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

i.b. / dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Praktikisht vetem zona perreth Pazarit te Ri… Se kshu si e shkruani ju lajmin duket sikur do paralizohet gjithe qytetei (qe sdo ishte keq pa makina), por jo!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *