Ja njerëzit…

J L

Njerëzit që shoh çdo ditë e rri

Për mua njerëz s’janë

Por janë motive e gjini

Në botën e paanë.

 

Dikush më është një prozë e gjatë,

A një roman i thellë

Një tjetër himn, apo baladë,

Tregim, apo novelë.

 

Dikush është këngë për lahutar,

A këngë labërie

Një tjetër epitaf për varr,

A rimë poezie.

 

Dikush është film më ngjyra shumë,

E tjetri, bardhë e zi

Dikush është ëndërr edhe shkumë

Një tjetër vetëm hi.

 

Dikush është tragjedi e lot,

E tjetri komedi

Një tjetër histori e ftohtë,

A gjysmë poezi.

 

Njëri është këngë e pafilluar

A këngë në mbarim

Dikush është vjershëz e limuar

Tjetri një varg pa rimë.

 

Njëri është fjalë fluturake

E tjetri fjalë boshe

Dikush satirë zemërake

A ode bukuroshe…

 

Po shkoj në heshtje

 

Vajtoj sot dashurinë e humbur

Kullojnë lot edhe flokët

Të gjej sërish nuk është e mundur

Ndaj nuk më mbahen lotët.

 

Gjer dje unë isha aq me fat

Askush nuk ish si mua

Po shpirti nuk më gjen rehat

Se marrëzisht të dua.

 

Po s’mund ta shtyja dashurinë

Me zënka dhe me sherre

Për vete dhimbjen dhe vetminë

E zgjodha kësaj here.

 

Nën këmbën tënde, me dëshirë

E hodha shpirtin tim

Po ti me dashje, pa mëshirë

E shkele pa ngurrim.

 

Veç zemrës edhe shpirtit tim

Ç’të fal nuk di as vetë!?…

Po shkoj në heshtje, pa qortim

Që ti të rrish e qetë.

 

Ndofta kjo ikje s’të prish punë

Dhe ndarjen mund ta duash

Veç të uroj, ashtu si unë

Njëlloj dhe ti të vuash.

Share This Article
2 Comments
  • Si të sillemi ,ç’zakone ndjekim qoftë në socializëm apo sot në demokraci i mbetet popullit ta gjykojë .Edukata shprehet nga rendi e sistemi kapitalistë ku jemi sot ,nuk ka drejtësi dhe rrjedhimisht nuk je njeri ,sot ha njerën.nga sjellja rugaqërore e klasës re politike dhe deputetve në veçanti ,ata nuk kan moral e sakrifica ,por e kan mendjen vetëm te vjedhja,për4 pronën po vriten mijra njerëz në vit .RRoftë Enver Hoxha që kultivoi normat e bashkëjetesës socialiste .ajo i bëri të gjithë popullin dhe hasmit vllezër,kultivoi një bashkëjetese ngjizur me edukatën e të quajturit -NJERI-!……JO KAFSHË SI SOT.

    Kushti i parë i të quajturit NJERi, ishte atmosfera e kulturuar në shoqeri dhe e kryesore jetës familjare dhe shembulli personal i sjelljes kulturuar të qeveritarve ,të kryefamiljarve ,të mësuesve të prindërve deri në familje.Fëmija e thithën vetë ajrin e ndotur bashkë me qumshtin e nënës .Rinija që rritet sot në shqipëri është i intoksikuar me drogën vjedhjen imoralitetin drogën dhe krimin.Pra sot rinia rritet në një atmosferë të rëndë.

    I pa harruar legjendari Enver Hoxha që kultivoi respektin ndaj njëri tjetrit ,forcoi mardhanjet në popull duke respektuar njëri tjetrin dhe dashurinë e kujdesin e përbashkët për fëmijt dhe sidomos jetimët.

    Mos harrojmë porosinë e poetit Arben Duka ,se sot po ndërtojmë një truall të helmuar që nuk na vjen era NERI !……..

  • Koment 2 i korigjuar!
    Si të sillemi ,ç’zakone ndjekim qoftë në socializëm apo sot në demokraci i mbetet popullit ta gjykojë .Edukata shprehet nga rendi e sistemi kapitalistë ku jemi sot ,nuk ka drejtësi dhe rrjedhimisht nuk je njeri ,sot ha njeriu-njerin .Nga sjellja rugaqërore e klasës re politike dhe konfliktet e deputetve, në veçanti ata nuk kan moral e veçanrisht sakrifica deri sublime ,por e kan mendjen vetëm te vjedhja.
    Për pronën po vriten mijra njerëz në vit .RRoftë Enver Hoxha që kultivoi normat e bashkëjetesës socialiste .ajo i bëri të gjithë popullin VLLEZËR dhe hasmit vllezër,kultivoi një bashkëjetese ngjizur me edukatën e të të quajturit -emrin e bukur -NJERI-!……JO KAFSHË SI SOT.

    Kushti i parë i të quajturit NJERi në socializëm ishte atmosfera e kulturuar në shoqeri dhe e kryesore jetës familjare dhe shembulli personal i sjelljes kulturuar të qeveritarve ,të kryefamiljarve ,të mësuesve të prindërve deri në familje.Fëmija e thithën vetë ajrin e ndotur bashkë me qumshtin e nënës .Rinija që rritet sot në shqipëri është i intoksikuar me drogën vjedhjen imoralitetin drogën dhe krimin.Pra sot rinia rritet në një atmosferë të rëndë.

    I pa harruar legjendari Enver Hoxha që kultivoi respektin ndaj njëri tjetrit ,forcoi mardhanjet në popull duke respektuar njëri tjetrin dhe dashurinë e kujdesin e përbashkët për fëmijt dhe sidomos jetimët.

    Mos harrojmë porosinë e poetit Arben Duka ,se sot po ndërtojmë një truall të helmuar që nuk na vjen era NERI !……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *