Njerëzit që shoh çdo ditë e rri
Për mua njerëz s’janë
Por janë motive e gjini
Në botën e paanë.
Dikush më është një prozë e gjatë,
A një roman i thellë
Një tjetër himn, apo baladë,
Tregim, apo novelë.
Dikush është këngë për lahutar,
A këngë labërie
Një tjetër epitaf për varr,
A rimë poezie.
Dikush është film më ngjyra shumë,
E tjetri, bardhë e zi
Dikush është ëndërr edhe shkumë
Një tjetër vetëm hi.
Dikush është tragjedi e lot,
E tjetri komedi
Një tjetër histori e ftohtë,
A gjysmë poezi.
Njëri është këngë e pafilluar
A këngë në mbarim
Dikush është vjershëz e limuar
Tjetri një varg pa rimë.
Njëri është fjalë fluturake
E tjetri fjalë boshe
Dikush satirë zemërake
A ode bukuroshe…
Po shkoj në heshtje
Vajtoj sot dashurinë e humbur
Kullojnë lot edhe flokët
Të gjej sërish nuk është e mundur
Ndaj nuk më mbahen lotët.
Gjer dje unë isha aq me fat
Askush nuk ish si mua
Po shpirti nuk më gjen rehat
Se marrëzisht të dua.
Po s’mund ta shtyja dashurinë
Me zënka dhe me sherre
Për vete dhimbjen dhe vetminë
E zgjodha kësaj here.
Nën këmbën tënde, me dëshirë
E hodha shpirtin tim
Po ti me dashje, pa mëshirë
E shkele pa ngurrim.
Veç zemrës edhe shpirtit tim
Ç’të fal nuk di as vetë!?…
Po shkoj në heshtje, pa qortim
Që ti të rrish e qetë.
Ndofta kjo ikje s’të prish punë
Dhe ndarjen mund ta duash
Veç të uroj, ashtu si unë
Njëlloj dhe ti të vuash.

Si të sillemi ,ç’zakone ndjekim qoftë në socializëm apo sot në demokraci i mbetet popullit ta gjykojë .Edukata shprehet nga rendi e sistemi kapitalistë ku jemi sot ,nuk ka drejtësi dhe rrjedhimisht nuk je njeri ,sot ha njerën.nga sjellja rugaqërore e klasës re politike dhe deputetve në veçanti ,ata nuk kan moral e sakrifica ,por e kan mendjen vetëm te vjedhja,për4 pronën po vriten mijra njerëz në vit .RRoftë Enver Hoxha që kultivoi normat e bashkëjetesës socialiste .ajo i bëri të gjithë popullin dhe hasmit vllezër,kultivoi një bashkëjetese ngjizur me edukatën e të quajturit -NJERI-!……JO KAFSHË SI SOT.
Kushti i parë i të quajturit NJERi, ishte atmosfera e kulturuar në shoqeri dhe e kryesore jetës familjare dhe shembulli personal i sjelljes kulturuar të qeveritarve ,të kryefamiljarve ,të mësuesve të prindërve deri në familje.Fëmija e thithën vetë ajrin e ndotur bashkë me qumshtin e nënës .Rinija që rritet sot në shqipëri është i intoksikuar me drogën vjedhjen imoralitetin drogën dhe krimin.Pra sot rinia rritet në një atmosferë të rëndë.
I pa harruar legjendari Enver Hoxha që kultivoi respektin ndaj njëri tjetrit ,forcoi mardhanjet në popull duke respektuar njëri tjetrin dhe dashurinë e kujdesin e përbashkët për fëmijt dhe sidomos jetimët.
Mos harrojmë porosinë e poetit Arben Duka ,se sot po ndërtojmë një truall të helmuar që nuk na vjen era NERI !……..
Koment 2 i korigjuar!
Si të sillemi ,ç’zakone ndjekim qoftë në socializëm apo sot në demokraci i mbetet popullit ta gjykojë .Edukata shprehet nga rendi e sistemi kapitalistë ku jemi sot ,nuk ka drejtësi dhe rrjedhimisht nuk je njeri ,sot ha njeriu-njerin .Nga sjellja rugaqërore e klasës re politike dhe konfliktet e deputetve, në veçanti ata nuk kan moral e veçanrisht sakrifica deri sublime ,por e kan mendjen vetëm te vjedhja.
Për pronën po vriten mijra njerëz në vit .RRoftë Enver Hoxha që kultivoi normat e bashkëjetesës socialiste .ajo i bëri të gjithë popullin VLLEZËR dhe hasmit vllezër,kultivoi një bashkëjetese ngjizur me edukatën e të të quajturit -emrin e bukur -NJERI-!……JO KAFSHË SI SOT.
Kushti i parë i të quajturit NJERi në socializëm ishte atmosfera e kulturuar në shoqeri dhe e kryesore jetës familjare dhe shembulli personal i sjelljes kulturuar të qeveritarve ,të kryefamiljarve ,të mësuesve të prindërve deri në familje.Fëmija e thithën vetë ajrin e ndotur bashkë me qumshtin e nënës .Rinija që rritet sot në shqipëri është i intoksikuar me drogën vjedhjen imoralitetin drogën dhe krimin.Pra sot rinia rritet në një atmosferë të rëndë.
I pa harruar legjendari Enver Hoxha që kultivoi respektin ndaj njëri tjetrit ,forcoi mardhanjet në popull duke respektuar njëri tjetrin dhe dashurinë e kujdesin e përbashkët për fëmijt dhe sidomos jetimët.
Mos harrojmë porosinë e poetit Arben Duka ,se sot po ndërtojmë një truall të helmuar që nuk na vjen era NERI !……..