Prej ditës së sotme, Policia e Shtetit ka drejtuesin e ri, 40-vjeçarin nga Skrapari, Gledis Nano.
Nano vjen në këtë post të lartë pas dorëheqjes së Ardi Veliut. Ai e ka nisur karrierën në polici në vitin 2002, në Korçë.
Për disa vjet ka drejtuar sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës. Më pas, u zhvendos në kryeqytet, ku u mor me hetimin e dosjes së “Imamëve”.
Prej vitit 2016, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Antiterrorit.
Ka drejtuar dëbimin e diplomatëve iranianë, riatdhesimet nga kampi sirian “Al Hol”. Është trajnuar në Akademinë Kombëtare të FBI, në Virginia dhe ka një certifikatë vlerësimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
O.J/DITA

Kur ka qene ky ne Vlore, Vlora ka qene pa droge dhe pa klandestine
E ka Nano vertet mbiemrin..?!