40 vjeç, nga Skrapari, vjen nga Anti-Terrori. Kush është drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Ornela

 

Prej ditës së sotme, Policia e Shtetit ka drejtuesin e ri, 40-vjeçarin nga Skrapari, Gledis Nano.

Nano vjen në këtë post të lartë pas dorëheqjes së Ardi Veliut. Ai e ka nisur karrierën në polici në vitin 2002, në Korçë.

Për disa vjet ka drejtuar sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës. Më pas, u zhvendos në kryeqytet, ku u mor me hetimin e dosjes së “Imamëve”.

Prej vitit 2016, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Antiterrorit.

Ka drejtuar dëbimin e diplomatëve iranianë, riatdhesimet nga kampi sirian “Al Hol”. Është trajnuar në Akademinë Kombëtare të FBI, në Virginia dhe ka një certifikatë vlerësimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

 

O.J/DITA

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *