Darka Rama-Topi: S’u fol për poste, por fryma e mirëkuptimit e nënkupton

redaktor

Kryeministri Edi Rama ka darkuar mbrëmjen e sotme me kreun e Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, ish-President i vendit. Topi shoqërohej në këtë takim nga ish-deputeti demokrat Sali Shehu dhe nënkryetari Daut Gumeni,  ndërsa Rama kishte në krah zv.kryeministrin Niko Peleshi. Darka mes tyre është konsumuar në një prej lokaleve kryesore të Tiranës, ndërsa nuk ka të dhëna për natyrën e takimit dhe për çështjet e diskutuara. Kryetari i FRD Bamir Topi, ish-president i vendit dha një prononcim të shkurtër për mediat pas darkës duke thënë se nuk ka shumë për të deklaruar pasi, siç tha ai,  “është dikush që e ka shumë qejf  Facebook-un dhe me siguri do flasë për aktin e fundit të grushtit të shtetit”. Topi tha se ishte ftuar nga kryeministri Rama në këtë darkë dhe e cilësoi takimin normal kur bëhet fjalë për interesat e vendit dhe për vendime të rëndësishme si ndryshimet kushtetuese dhe reforma administrative.

 

Çfarë u bisedua

Zyrtarisht nuk ka deklarta për natyrën e takimit dhe për çështjet e diskutuara, por një nga pjesëmarrësit tha mbrëmë për ‘DITA ’ se FRD do të jetë në krah të maxhorancës aktuale dhe qeverisë Rama në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me interesat kombëtare dhe proceset integruese. Gjatë darkës janë trajtuar çështje të rëndësishme të aktualitetit dhe zoti Topi ka shprehur mbështetjen e forcës së tij politike për qëndrimet e Ramës dhe për  vizionin e tij politik – tha burimi i Ditës. I pyetur nëse është folur konkretisht për poste ai tha se “nuk është folur gjatë darkës për dhënie postesh për FRD-në, por kjo është lënë të nënkuptohet nga fryma e mirëkuptimit midis palëve”.

Më herët Rama ka firmosur një përfaqësues të FRD-së në drejtimin e Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë.

Share This Article
23 Comments
  • GJE E MIRE. PSE DUHET TI PARAGJYKOJME BISEDIMET MES POLITIKANEVE. VETEM ME NJE IDIOT, SHARLATAN. ANTI NJERI SI SALA NUK DO TE ISHA DAKORD TE HYHEJ NE BISEDIME.

  • Tav dheu e muhabet saliu,
    Salen e ka zon lemza shpesh.
    Mos e zeni ngoj salen, se spo e le lemza rahat, po na pso ndonji tromboze dhe na le parlamentin shurdh.
    Folni per Arvizun se edhe pak dhe ka per t’ik, sna bo lazem mo per tmiren e Shqipnis.

  • Ky Rama po tall…. me te gjithe socialistet dhe aleatet e koalicionit. Kush eshte Bamir Topja dhe partia e tij ne raport me maxhorancen ? Me sa di une eshte nje kundershtar qe ka hedhur balte dhe ka luftuar sa ka mundur cdo perpjekje te mbeshtetesve te Aleances per Shqiperine Europiane. Me pak fjale per Ramen vlen thenia e popullit ‘shqiptarit … Nenen qe te therase Baba’. Zgjohuni o njerez dhe jepini fund karagjozllekut te Rame delirantit se jemi poshteruar,rrahur,dhe vrare qe te vinit ju ne pushtet,me ket sjellje ne perkrahesit e te majtes ndjehemi te poshteruar.

  • takimi dhe darka me Bamirin vlen, po jo tek kishte ne tavolin edhe nga ata qe lepihen ne cdo parti e shoqate per ndonje thele

    • Ene masanej se ka veshur kepuce atlete? Gumeni eshte nje nga ata qe ka bere burg per kete demokraci or tutkun. Xhaja ka Kavaja

  • Kryeministri eshte ne te drjten e tij te takoj dhe bisedoj me kreret e partive te tjera jashte parlamentit per problemet aktuale dhe perspektive te vendit. FRD dhe Bamir Topi kane kontribut ne largimin e Sali Berishes . Kane mbajtur dhe vazhdojne te mbajne qendrim konstruktiv per reformat qe po bene Qeveria Rama . FRD ka perspektive zgjerimi duke thither ate pjese te elektoratit te djathte qe mendon ndryshe nga Berisha dhe klani i tij. Uroj te jet e vertete ajo qe thuhet per Gazmend Oketen . Ato qe thote ne komentin e mesiperm “profesori” , jane mufka qe kerkojne te mbjellin pakenaqesi tek e majta sepse keshtu i intereson Saliut.

  • Shqiperia e ka nje hall te madh… dhe i mirepres keto zhvillime,pas jane ne kahun e duhur.
    Sot duhet nje kualicion shume me i gjere per shqiperine pasi vetem keshtu mund te forcojme ardhmerine tone.Nese keni nje detyre per te bere eshte te ndertoni vendin.Mos haroni! Populli Ju zgjodhi te punoni per te miren e tij dhe jo t’ja punoni! Jeni ne rruge te mbare vazhdoni!

  • Tha e cfare nuk tha, horri i bulevardit,
    Me pas takoj Ramen, fshehur mbrapa gardhit.
    Per nje cike pushtet spo le gje pa bere,
    Burre i pa burre fyellit ne nje verre.

    Te shash sot Berishen nuk eshte me cudi,
    Jepi Bamir Topi merr nje ministri.
    Nuk eshte gje e re, ka ngjare dhe me pare,
    Nje lokal ne Durres thone se ka vec ngjale.

    Thone se ka vec ngjale dhe bukur rreshqet,
    E provoj Iliri dhe ndjeu lezet.
    Provoje Bamir ndoshta te shpeton,
    Ne fillim pak dhimbje pastaj te shijon.

  • mire qi futen nai dopjo ska gjo tkeqe…..kush mthote ky bomja car ka ndore me na bo. kta jane penthyma tgjithe. hajt turqeta.

  • nuk ka asgje te keqe te takohen keta te dy.. perkunrazi debatet politike bejne nje shoqeri me te shendeteshme europiane.. mos paragjykojm cdo gje.. po ti marim gjerat ashtu.. si shqiptar qe jemi duhet te bejme shoqeri vetem me njerez qe kan te njejtat bindje poltike me ne..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *