HARTA: Pas dy ditëve me diell, stuhia nga Adriatiku sjell reshje në të gjithë vendin. Këto janë parashikimet për fundjavën dhe javën e ardhshme

Ornela

 

Pas dy ditëve me mot të mirë, diell, por temperatura shumë të ulëta sot u rikthyen sërish reshjet e shiut në formën e stuhisë pothuajse në të gjithë vendin.

Vala e motit të keq nisi në mëngjes nga veriu dhe pjesa e Adriatikut. Në mesditë u përfshi nga reshjet pjesa e Ultësirës Perëndimore.

Pas orës 15:00 furtuna mbërriti edhe Tiranën për të kaluar drejt pjesës së lindjes së vendit.

Pasditja e gjeti të gjithë territorin nën kushtet e motit të keq.

Koha do të qetësohet pak të premten në mbrëmje, por jo për shumë orë, pasi e shtuna do të jetë me shi dhe e diela me vranësira lokale.

Java tjetër nuk do të karakterizohet nga reshjet, por temperaturat e ulëta, sipas meteorologëve.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *