Pas dy ditëve me mot të mirë, diell, por temperatura shumë të ulëta sot u rikthyen sërish reshjet e shiut në formën e stuhisë pothuajse në të gjithë vendin.
Vala e motit të keq nisi në mëngjes nga veriu dhe pjesa e Adriatikut. Në mesditë u përfshi nga reshjet pjesa e Ultësirës Perëndimore.
Pas orës 15:00 furtuna mbërriti edhe Tiranën për të kaluar drejt pjesës së lindjes së vendit.
Pasditja e gjeti të gjithë territorin nën kushtet e motit të keq.
Koha do të qetësohet pak të premten në mbrëmje, por jo për shumë orë, pasi e shtuna do të jetë me shi dhe e diela me vranësira lokale.
Java tjetër nuk do të karakterizohet nga reshjet, por temperaturat e ulëta, sipas meteorologëve.
o.j/dita
HAARPi Me Shoke nne levizje!