RESHJET / Rreth 100 hektarë tokë nën ujë në Lezhë, në Qarkun e Korçës pa drita dhjetëra fshatra, 7 të tjerë të izoluar nga bora. Bie niveli i Vjosës

J L

Pasoja nga reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë të mëdha.

Shtëpitë në Lushnje e Fier janë ‘nën pushtetin’ e baltës, e ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.

Ndërkohë, në qarkun e Korçës, dëbora në dardhë ka shkuar në 70 cm, ndërsa në Voskopojë 30 cm.

Si pasojë e reshjeve të dendura, disa fshatra kanë mbetur të izoluar, për shkak se infrastruktura është e vështirë dhe e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen.

Disa fshatra të tjerë, kanë mbetur pa energji elektrike në këtë qark.

Lajmi i mirë është se ka rënë niveli i Vjosës ka rënë në 6.3, teksa 1 ditë më parë kishte arritur pikën kritike në 7.3.

Vlora ka qenë qarku më i prekur nga përmbytjet ku Vjosa doli nga shtati duke përmbytur 7 banesa, ndërsa u evakuuan 30 familje.

Mbrojtja Civile ka dhënë detaje për situatën në qarkun e Lezhës. Dita e sitme paraqitet më e qetë, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme janë ndërprerë reshjet e shiut.

Mësohet se niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale.

Ndërkohë, në kënetën e Kakarriqit, Njësia Administrative Balldre ka rreth 100 ha tokë depresive me prezencë të ujit, por në rënie.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *