Berisha dje në selinë e PD, Basha zbardh takimin me ambasadorët

J L

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e komentoi shumë shkurt takimin e sotëm me ambasadorët e huaj në selinë blu.  

Basha u pyet nga gazetarët për fokusin e takimit të sotëm me ambasadorët në selinë blu, mëngjesin e kësaj të marte.

Basha nuk u zgjat shumë, ndërsa tha se takimi ishte për atë që ndodhi dje, ku Sali Berisha u fut në seli me mbështetësit, por edhe për të sotmen dhe të ardhmen, siç e përkufizoi kryedemokrati. 

“Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen”, deklaroi Basha. 

Ditën e sotme, gjashtë ambasadorë të akredituar në Shqipëri zhvilluan një mbledhje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ambasadorja Yui Kim, ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, i Britanisë së Madhe, Alastair King Smith, ajo franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori italian Fabbrizzio Bucci, ishin të pranishëm në këtë takim. 

Këto takime erdhi një ditë pas rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu gjë që ka qenë edhe tema kryesore e këtij takimi. 

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Nese ambasadoret e shba ,gjerrmanise britanise se madhe etj shtete aleate perendimore e vizitojne Bashen atehere i bije se ambasadori i Rusise ,serbise Iranit e Kines e vizitojne Berishen -fatkeqesisht …

  • Sot per sot Basha ka mbeshtetjen e perendimit.Keshtu eshte politika.Sot per sot i jepet nje drejtim politikes shqiptare per te dale nga amullia.Populli eshte mire t’a kuptoje kete dhe duhet mbeshtetur pavaresisht te metat e gabimet e Bashes.Politikane te kulluar nuk ka ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *