Ministrja: Deri në 2030 synojmë financim mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin

Ornela

 

Mbulimi shëndetësor universal është në fokus të strategjisë për Strategjisë së Shëndetësisë 2021-2030, tha sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ky dokument strategjik reflekton programin tonë qeverisës ‘Shqipëria ‘20-‘30’, duke e vlerësuar shëndetin si pjesë të politikave ndërsektoriale. Në këto 20 muaj beteje me Covid 19 kemi nxjerrë shumë mësime përsa i pëket sistemit të emergjencave, të përgjigjes ndaj rrezikut të pandemisë, të gatishmërisë, të fleksibilitetit që duhet të kenë sistemet shëndetësore për përshtatjen ndaj fatkeqësive natyrore, për mundësinë e integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore, të cilat janë reflektuar në këtë strategji 10 vjeçare“, tha Manastirliu, në prezantimin e planit.

Objektivi, tha ministrja, është që të arrihet në një financim publik mbi 70% e shpenzimeve për shëndetin.

Ndër komponentët më të rëndësishëm të strategjisë është investimi përgjatë gjithë ciklit të jetës dhe mbulimi shëndetësor universal. Nga ky objektiv madhor lind edhe vetë qëllimi i politikës, që është rritja e financimit publik, ulja e shpenzimeve nga xhepi. Objektivi ynë është që të financojmë mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin nga financimi publik“, tha Manastirliu.

Sipas Manatirliut, deri në 2025, pagat e mjekëve do të rriten me 40% pagat. “Duke filluar nga 2022 e kështu ne do të vijojmë të projektojmë edhe në këtë strategji, rritjen e pagave dhe incentivave financiare për mjekët dhe infermierët, sigurisht duke synuar mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim“, tha Manastirliu.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ku ka punonjes ne shendetesi qi i beson manatirzezes!?Kur u miratua buxheti i viti 2021sebashku me piktorin deklaruan se pagat ne shendetesi do te rriten me 40 per aind ne vitin 2021.Kete premtim,pa piken e turpit e shtune ne vitin 2025!?

  • More deri në 2030 qënka mandatuar kjo ministre apo ka lajthitur kimistja që menaxhon mjekët duke tundur me “strategji” kokën në shënjë pohimi kur flet ministri real i shëndetësis, poliministri i nivelit global Edi Rama?

  • E keni kthyer shendetesine me keq se drejtesine . Ne te gjithe spitalet si ne Tirane , Durres e qytete te tjera kryesore , ne spitalet shteterore i thone direkt pacienteve , nuk e bejme kete analize , filan aparat eshte prishur e pi.ke semes dhe te rekomandajne ne maje te gjuhes pa pike turpi e namuzi ,ik tek spitali Amerikan . I ndajne parate bashke .O sikur tna vini nje here ne dore ju , neve popullit ,e dime shume mire si do vepronim me ju mashtruset e pa cipe .Zoti tmari hak . .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *