Mbulimi shëndetësor universal është në fokus të strategjisë për Strategjisë së Shëndetësisë 2021-2030, tha sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Ky dokument strategjik reflekton programin tonë qeverisës ‘Shqipëria ‘20-‘30’, duke e vlerësuar shëndetin si pjesë të politikave ndërsektoriale. Në këto 20 muaj beteje me Covid 19 kemi nxjerrë shumë mësime përsa i pëket sistemit të emergjencave, të përgjigjes ndaj rrezikut të pandemisë, të gatishmërisë, të fleksibilitetit që duhet të kenë sistemet shëndetësore për përshtatjen ndaj fatkeqësive natyrore, për mundësinë e integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore, të cilat janë reflektuar në këtë strategji 10 vjeçare“, tha Manastirliu, në prezantimin e planit.
Objektivi, tha ministrja, është që të arrihet në një financim publik mbi 70% e shpenzimeve për shëndetin.
“Ndër komponentët më të rëndësishëm të strategjisë është investimi përgjatë gjithë ciklit të jetës dhe mbulimi shëndetësor universal. Nga ky objektiv madhor lind edhe vetë qëllimi i politikës, që është rritja e financimit publik, ulja e shpenzimeve nga xhepi. Objektivi ynë është që të financojmë mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin nga financimi publik“, tha Manastirliu.
Sipas Manatirliut, deri në 2025, pagat e mjekëve do të rriten me 40% pagat. “Duke filluar nga 2022 e kështu ne do të vijojmë të projektojmë edhe në këtë strategji, rritjen e pagave dhe incentivave financiare për mjekët dhe infermierët, sigurisht duke synuar mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim“, tha Manastirliu.
o.j/dita
Ku ka punonjes ne shendetesi qi i beson manatirzezes!?Kur u miratua buxheti i viti 2021sebashku me piktorin deklaruan se pagat ne shendetesi do te rriten me 40 per aind ne vitin 2021.Kete premtim,pa piken e turpit e shtune ne vitin 2025!?
More deri në 2030 qënka mandatuar kjo ministre apo ka lajthitur kimistja që menaxhon mjekët duke tundur me “strategji” kokën në shënjë pohimi kur flet ministri real i shëndetësis, poliministri i nivelit global Edi Rama?
E keni kthyer shendetesine me keq se drejtesine . Ne te gjithe spitalet si ne Tirane , Durres e qytete te tjera kryesore , ne spitalet shteterore i thone direkt pacienteve , nuk e bejme kete analize , filan aparat eshte prishur e pi.ke semes dhe te rekomandajne ne maje te gjuhes pa pike turpi e namuzi ,ik tek spitali Amerikan . I ndajne parate bashke .O sikur tna vini nje here ne dore ju , neve popullit ,e dime shume mire si do vepronim me ju mashtruset e pa cipe .Zoti tmari hak . .