Ndërron jetë Laver Bariu

anazapta

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare mjeshtri i klarinetës, Laver Bariu. Laver Bariu lindi në Përmet më 2 maj 1029 në një familje muzikantësh. Ai është themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.

Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”.

Në vitin 2001, me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, Usta Laveri u shpall “Qytetar nderi” i Përmetit, krahas Vëllezërve Frashëri, Odhise Paskalit dhe Mentor Xhemalit.

Mjeshtri i madh la gjurmët e tij edhe në kinematografi, pasi në vitin 1977 interpretoi dhe regjistroi të gjithë materialet e filmit “Gjeneral Gramafoni”, ndërsa në vitin 1989 u bë protagonist i  i filmit dokumentar muzikor të Kinostudios “Shqipëria e Re”, “Këngët e zemrës”

Share This Article
6 Comments
  • U prefsh ne paqe, artisti yne, na ke dhene me te miren dhe ne jemi te detyruar, qe emrin tend, ta mbajme dhe ta respektojme.
    Ngushellime familjes dhe qendroni krenare dhe te nderuar, ashtic sic ishte vete artisti i gjithe shqiptareve, Laver Bariu.

  • U nda nga jeta nje nder personalitetet me te medha te muzikes popullore shqiptare, qe la gjurme te pashlyeshme ne artin shqiptar. Ai, me muziken e tij, mbetet perjetesisht nje nder instrumentistet me e medhenj qe ka nxjerre ndonjehere ne historine e tij kombi shqiptar.
    Laver Bariu perfaqesonte jo vetem themeluesin dhe drejtusin e Sazeve te Permetit, por ai ishte dhe mbeti Mbreti i Pavdekshem i Klarinetes shqiptare.
    I qofte dheu i lehte! Ngushellime familjareve,te afermeve, miqeve dhe shokeve.

  • Shpreh ngushellimet e mia .
    I qofte dheu i lehte .
    Ti rrojne femijet dhe pasardhesit e Tij ,te rrojne e ta kujtojme .E pa haruar qofte vepra e Tij .

  • Poezi homazh nga Bujar Kardashi
    “Në art qenë ikona”

    Duhet të vazhdojë
    Kjo poezi homazh
    Për njerëzit e ndritur,
    Dhe për ç’lanë pas
    Hikën katër diva
    Në art qenë ikona
    Si perla mbi tortë,
    Për tërë viset tona
    Trishtim na ka sjell
    Ndarja në zëmrat tona
    Ishin në kujtesë
    Si rrënjë atje thellë
    Për artin e tyre
    Për shijen e mbjellë
    Ja Laver Bariu
    Mjeshtër i klarinës
    Qe legjend e gjallë
    Me muzik si stinët
    Por nuk shkojë gjatë
    Të ndrrojë jetë
    Një tjetër kollos
    Mjeshtër i vërtetë
    Në hark Virtuoz,
    Në violinë qe ikonë
    Ibrahim madhi,
    I madhi gjithmonë
    Ka nis ters ky vit
    Për tërë artin tonë
    Po na mer ikona
    Nga arti violina
    Nga kënga e lehtë
    Mori kanarina
    Ja dhe Vaçe Zela
    Ka nërruar jetë
    Duke lënë këtu,
    Thesare të vërtetë
    Të gjithë për artin,
    Punuan një jetë
    Shkrim më të vështirë
    S’kam shkruar kurrë
    Por ky amanet
    Duhej lën dikurë
    Ja Skënder Sallaku
    Që bëri epokë
    Të bënte të qeshje
    Dhe t’ishe nën tokë
    U prefshi në paqe,
    Veç trupin keni marë
    Për veprat legjenda,
    Ne s’kemi të larë

    “Në art qenë ikona”
    Poezi homazh nga Bujar Kardashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *