Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare mjeshtri i klarinetës, Laver Bariu. Laver Bariu lindi në Përmet më 2 maj 1029 në një familje muzikantësh. Ai është themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.
Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”.
Në vitin 2001, me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, Usta Laveri u shpall “Qytetar nderi” i Përmetit, krahas Vëllezërve Frashëri, Odhise Paskalit dhe Mentor Xhemalit.
Mjeshtri i madh la gjurmët e tij edhe në kinematografi, pasi në vitin 1977 interpretoi dhe regjistroi të gjithë materialet e filmit “Gjeneral Gramafoni”, ndërsa në vitin 1989 u bë protagonist i i filmit dokumentar muzikor të Kinostudios “Shqipëria e Re”, “Këngët e zemrës”
U prefsh ne paqe, artisti yne, na ke dhene me te miren dhe ne jemi te detyruar, qe emrin tend, ta mbajme dhe ta respektojme.
Ngushellime familjes dhe qendroni krenare dhe te nderuar, ashtic sic ishte vete artisti i gjithe shqiptareve, Laver Bariu.
U nda nga jeta nje nder personalitetet me te medha te muzikes popullore shqiptare, qe la gjurme te pashlyeshme ne artin shqiptar. Ai, me muziken e tij, mbetet perjetesisht nje nder instrumentistet me e medhenj qe ka nxjerre ndonjehere ne historine e tij kombi shqiptar.
Laver Bariu perfaqesonte jo vetem themeluesin dhe drejtusin e Sazeve te Permetit, por ai ishte dhe mbeti Mbreti i Pavdekshem i Klarinetes shqiptare.
I qofte dheu i lehte! Ngushellime familjareve,te afermeve, miqeve dhe shokeve.
Shpreh ngushellimet e mia .
I qofte dheu i lehte .
Ti rrojne femijet dhe pasardhesit e Tij ,te rrojne e ta kujtojme .E pa haruar qofte vepra e Tij .
http://www.youtube.com/watch?v=L4by6rXIuJE
Pa dashje vitin i lindjes gaboheni.
Poezi homazh nga Bujar Kardashi
“Në art qenë ikona”
Duhet të vazhdojë
Kjo poezi homazh
Për njerëzit e ndritur,
Dhe për ç’lanë pas
Hikën katër diva
Në art qenë ikona
Si perla mbi tortë,
Për tërë viset tona
Trishtim na ka sjell
Ndarja në zëmrat tona
Ishin në kujtesë
Si rrënjë atje thellë
Për artin e tyre
Për shijen e mbjellë
Ja Laver Bariu
Mjeshtër i klarinës
Qe legjend e gjallë
Me muzik si stinët
Por nuk shkojë gjatë
Të ndrrojë jetë
Një tjetër kollos
Mjeshtër i vërtetë
Në hark Virtuoz,
Në violinë qe ikonë
Ibrahim madhi,
I madhi gjithmonë
Ka nis ters ky vit
Për tërë artin tonë
Po na mer ikona
Nga arti violina
Nga kënga e lehtë
Mori kanarina
Ja dhe Vaçe Zela
Ka nërruar jetë
Duke lënë këtu,
Thesare të vërtetë
Të gjithë për artin,
Punuan një jetë
Shkrim më të vështirë
S’kam shkruar kurrë
Por ky amanet
Duhej lën dikurë
Ja Skënder Sallaku
Që bëri epokë
Të bënte të qeshje
Dhe t’ishe nën tokë
U prefshi në paqe,
Veç trupin keni marë
Për veprat legjenda,
Ne s’kemi të larë
“Në art qenë ikona”
Poezi homazh nga Bujar Kardashi