Presidenti Meta komunikon në Shkup me kryeministrin e dorëhequr Zoran Zaev: E falënderova për vendimet e Qeverisë së tij!

Amelda Amelda

Presidenti Meta ka biseduar me kryeministrin e dorëhequr Zoran Zaev, të Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Meta tha se gjatë bisedës ai ka falenderuar për kontributin historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8 si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë .

Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falënderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm”, shkruan Presidenti Meta teksa publikon foto nga takimet e mëhershme me Zaev.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ti e takove Zoran Zaevin ,,por nuk di a more ndonji mësim prej tij,, për t’u dorëhequr kur bëhesh pengesë ose i panevojshëm për më tej!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *