Presidenti Meta ka biseduar me kryeministrin e dorëhequr Zoran Zaev, të Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tij në Shkup.
Meta tha se gjatë bisedës ai ka falenderuar për kontributin historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8 si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë .
Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falënderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm”, shkruan Presidenti Meta teksa publikon foto nga takimet e mëhershme me Zaev.
a.m/dita

Ti e takove Zoran Zaevin ,,por nuk di a more ndonji mësim prej tij,, për t’u dorëhequr kur bëhesh pengesë ose i panevojshëm për më tej!