VIDEO: Tirana-Vllaznia degjeneron në dhunë, tifozët luftojnë me fikëse zjarri dhe stola, UEFA ishte në stadium për inspektim

J L

Klasikja e futbollit shqiptar degjeneroi në dhunë mbrëmjen e djeshme në “Air Albania”.

Mes Tiranës dhe Vllaznisë përballja përfundoi në barazim 0-0, me dy skuadrat që ndalën njëra-tjetrën, por më shumë se sa për futboll, kjo ndeshje shkruajti një tjetër kapitull dhune në futbollin tonë.

Ndeshja duhej të ishte një test para syve të inspektorëve të UEFA-s për finalen e Conference League, por gjithçka ka dështuar.

Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje.

Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.

Përgjigjia e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës dhe rrjedhimisht duke detyruar Policinë të ndërhynte.

 

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Ka te drejte Rama! Asnje lek per kete lloj sporti. Shume i drejte ndryshimi i orientimit drejte klasave sportive dhe qendrave sportive ne vend te shitblerjeve te ndeshjeve qe administrohen nga mafia ne FSHF.

    • Hahahaha…..Asd sufllaqexhiu i jep te drejte Rames. Kulmi i pafytyresise. Pazaret e Rames me Duken qelben ere nga 100 km larg. Te mos flasim pastaj per Olsi Ramen.

    • Kemi te bejem me njerez prehistorik. Per ndertimin e stadiumit u harxhuan miljona euro nga djersa e popullit,disa injorant thyejne stolat,prishin çdo gje dhe i vene flaken stadiumit.Pisa njerez,kafshe.

  • Tifozet e Tiranes jane shumica naziskine,qe duhen ndaluar te hyjne ne te gjitha stadiumet e Shqiperise!
    Por edhe FSHF eshte jo larg tyre sa ka toleruar ne ndeshjet Tirana-Partizani te vendosen parulla politike kriminale si “Vdekje partizaneve”!
    Mjafton kjo parulle,qe Tirana si ekip te perjashtohet nga kampionati kombetar i superiores per 1-3 vjet rresht!

  • Kur Prokuroria e pyet kryehajdutin dhe kryekriminelin Sali Berisha qe theu e dogji Seline e nje partie parlamentare, cfare prisni nga tifozet e sportit?! Tym e flake le te behet Shqiperia, se jemi popull mosmirenjohes!

  • Mire ai budalla i maskuar, qe meriton burg dhe gjobe, por keta te tjeret c’paten me stolat!?..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *