Klasikja e futbollit shqiptar degjeneroi në dhunë mbrëmjen e djeshme në “Air Albania”.
Mes Tiranës dhe Vllaznisë përballja përfundoi në barazim 0-0, me dy skuadrat që ndalën njëra-tjetrën, por më shumë se sa për futboll, kjo ndeshje shkruajti një tjetër kapitull dhune në futbollin tonë.
Ndeshja duhej të ishte një test para syve të inspektorëve të UEFA-s për finalen e Conference League, por gjithçka ka dështuar.
Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje.
Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.
Përgjigjia e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës dhe rrjedhimisht duke detyruar Policinë të ndërhynte.
j.l./ dita

Ka te drejte Rama! Asnje lek per kete lloj sporti. Shume i drejte ndryshimi i orientimit drejte klasave sportive dhe qendrave sportive ne vend te shitblerjeve te ndeshjeve qe administrohen nga mafia ne FSHF.
Hahahaha…..Asd sufllaqexhiu i jep te drejte Rames. Kulmi i pafytyresise. Pazaret e Rames me Duken qelben ere nga 100 km larg. Te mos flasim pastaj per Olsi Ramen.
Kemi te bejem me njerez prehistorik. Per ndertimin e stadiumit u harxhuan miljona euro nga djersa e popullit,disa injorant thyejne stolat,prishin çdo gje dhe i vene flaken stadiumit.Pisa njerez,kafshe.
tirana duhet hequr nga futbolli
Tifozet e Tiranes jane shumica naziskine,qe duhen ndaluar te hyjne ne te gjitha stadiumet e Shqiperise!
Por edhe FSHF eshte jo larg tyre sa ka toleruar ne ndeshjet Tirana-Partizani te vendosen parulla politike kriminale si “Vdekje partizaneve”!
Mjafton kjo parulle,qe Tirana si ekip te perjashtohet nga kampionati kombetar i superiores per 1-3 vjet rresht!
Kur Prokuroria e pyet kryehajdutin dhe kryekriminelin Sali Berisha qe theu e dogji Seline e nje partie parlamentare, cfare prisni nga tifozet e sportit?! Tym e flake le te behet Shqiperia, se jemi popull mosmirenjohes!
Mire ai budalla i maskuar, qe meriton burg dhe gjobe, por keta te tjeret c’paten me stolat!?..