Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Elbasan, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një 83-vjeçar.
Ngjarja u regjistrua 10 ditë më parë në aksin Thane–Elbasan, ku 48-vjeçari me inicialet A. H., pasi e përplasi për vdekje të moshuarin, e hodhi në kanal në mënyrë për të fshehur ngjarjen dhe më pas u largua.
“Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thanë–Elbasan ku një 83 vjeçar u gjet i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje“, thotë policia.
Policia ka gjetur e sekuestruar edhe mjetin Audi me të cilin shoferi aksidentoi 83 vjeçarin nga Cërriku më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thanë–Elbasan.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.
a.m/dita
