Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe e hodhi në kanal, kapet pas 10 ditësh shoferi në Elbasan

Amelda Amelda

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Elbasan, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një 83-vjeçar.

Ngjarja u regjistrua 10 ditë më parë në aksin Thane–Elbasan, ku 48-vjeçari me inicialet A. H., pasi e përplasi për vdekje të moshuarin, e hodhi në kanal në mënyrë për të fshehur ngjarjen dhe më pas u largua.

Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thanë–Elbasan ku një 83 vjeçar u gjet i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e  Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe  kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi  i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje“, thotë policia.

Policia ka gjetur e sekuestruar edhe mjetin Audi me të cilin shoferi aksidentoi 83 vjeçarin nga Cërriku  më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thanë–Elbasan.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *