Një shqiptar 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:00 sipas orës lokale në qytetin Guayaquil.
Viktimë mbeti Ergys Dashi 33 vjeç nga Durrësi, teksa u qëllua me disa plumba brenda një restoranti në veri të Guayaquil.
Ergys Dashi është viktima e gjashtë ballkanike e një sulmi në Guayas.
Të mëparshëm ishin:
Shqiptari Ilir Hidri, i ekzekutuar më 30 maj 2017,
Shqiptari nga Kosova Renzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017,
Malazezo-shqiptari Fadil Kaçani, i ekzekutuar më 14 mars 2018,
Serbi Sasa Spasic, u vra në një qendër tregtare më 21 prill 2020
Shqiptari Adriatik Tresa, i eliminuar në La Aurora, në Daule.
Sipas ABC grupet shqiptare po krijojnë aleanca në Ekuador dhe Kolumbi të lidhura me trafikun e kokainës.
Kartelet kolumbiane bashkëpunojnë për tregun fitimprurës evropian me meksikanët, shqiptarët dhe rusët.
Destinacionet kryesore janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja.
n.s. / dita

Te pakten te shkelqejme ne Trafik Droge, se ne te tjerat,…. ehe