Pesë nga viktimat e Ekuadorit janë shqiptarë, vrasja e durrsakut 34 vjeçar, e gjashta në radhë për trafikun e kokainës

redaktor

 

Një shqiptar 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:00 sipas orës lokale në qytetin Guayaquil.

Viktimë mbeti Ergys Dashi 33 vjeç nga Durrësi, teksa u qëllua me disa plumba brenda një restoranti në veri të Guayaquil.

Ergys Dashi është viktima e gjashtë ballkanike e një sulmi në Guayas.

Të mëparshëm ishin:

Shqiptari Ilir Hidri, i ekzekutuar  më 30 maj 2017,

Shqiptari nga Kosova Renzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017,

Malazezo-shqiptari Fadil Kaçani, i ekzekutuar më 14 mars 2018,

Serbi Sasa Spasic, u vra në një qendër tregtare më 21 prill 2020

Shqiptari Adriatik Tresa, i eliminuar në La Aurora, në Daule.

Sipas ABC grupet shqiptare po krijojnë aleanca në Ekuador dhe Kolumbi të lidhura me trafikun e kokainës.

Kartelet kolumbiane bashkëpunojnë për tregun fitimprurës evropian me meksikanët, shqiptarët dhe rusët.

Destinacionet kryesore janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja.

n.s. / dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *