Drafti i Ministrisë për qeset plastike, ndalohet përdorimi i tyre nga qershori: Gjoba deri në 100 mijë lekë për përdoruesit

J L

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur draftin lidhur me përdorimin e qeseve plastike.

Sipas këtij drafti, qeveria shqiptare parashikon heqjen e përdorimit të këtyre materialeve që nga qershori i këtij viti.

Gjithashtu, Këshilli i ministrave ka parashikuar gjoba për ata që importojnë dhe përdorin qeset plastike.

Përdoruesit e qeseve plastike do gjobiten me 30-100 mijë lekë, ndërsa bizneset që importojnë qese plastike do të penalizohen me 1-1.5 milionë lekë gjoba.

Drafti po prezantohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Deputeti i opozitës Agron Duka kundërshtoi gjobitjen për qytetarët që përdorin qese plastike me vlerë 30-100 mijë lekë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Duka tha se shumë qytetarë nuk e kanë idenë se për sa kohë mund të dekompozohet një qese plastike. Ai kërkoi që këto penalizime të rishikohen.

“Që këto duhet të zhduken ka ardhur koha. 2-3 pyetje. A ka prodhues qesesh plastike në Shqipëri? Mund të jenë investime miliona euro. Për penalizimet e përdoruesve, më duket e tepërt. Për prodhuesit po. Një njeri që 4 klasë shkollë, ku i di ai i shkreti që ç’a qese ka dhe se sa dekompozhet? Më duket e padrejtë. Përdoruesit nuk janë të informuar për përdorimin  e qeseve. Tjetra që kam unë për ligjin e menaxhimit të mbetjeve për sa i përket pandemisë. është njëlloj si qeset. Duhet të merreni edhe me këtë se jemi mbushur me tamponë dhe shirina”, u shpreh deputeti i opozitës Agron Duka.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Qeveri e supergjobave po ua nxin jeten shqiptareve.Nuk ka rritje pagave,por vendoset mbitaksa e gjobave..Ke frike te dalesh ne rruge.Supergjoba nese je me makine,apo ne kembe,me maske ,apo pa maske,me telefon,apo telefon ne vesh, ,me rripa,apo pa rrip,me cercitikate vaksine,apo pa te,………!?

  • Bravo! Te futet denimi me vdekje per perdoruesit e qeseve plastike, ndersa vrasesit dhe perdhunuesit te nxirren nga burgu, se mbahen padrejtesisht! Kemi shtet, apo cfare?!?

  • interesant, opozita e cila supozohet e djathta shqiptare mbron politika ne favor te popullit. Maxhoranca e ashtuquajtur “socialiste” pra qe supozohet e majte shtyn politika gjithnje antipopull.
    sec ka dicka qe nuk shkon me supozimet

  • Nuk besoj se ka ndonje vend te botes qe i ka zhdukur qeset plastike por i kane perpunuar sepse nuk mund te blesh gjera kozmetike e ti fusesh ne qese letre zarzavatesh.Mund te beni diferencimin e mbetjeve dhe mbi te gjitha bashkite duhet te punojne me shume qe plehrat te mos hidhen vend e pavend por ne kazanet perkates. Ashtu si mblidhni taksat ashtu edhe duhet te investoni per perpunimin e tyre dhe jo ti vidhni ato leke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *