Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur draftin lidhur me përdorimin e qeseve plastike.
Sipas këtij drafti, qeveria shqiptare parashikon heqjen e përdorimit të këtyre materialeve që nga qershori i këtij viti.
Gjithashtu, Këshilli i ministrave ka parashikuar gjoba për ata që importojnë dhe përdorin qeset plastike.
Përdoruesit e qeseve plastike do gjobiten me 30-100 mijë lekë, ndërsa bizneset që importojnë qese plastike do të penalizohen me 1-1.5 milionë lekë gjoba.
Drafti po prezantohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Deputeti i opozitës Agron Duka kundërshtoi gjobitjen për qytetarët që përdorin qese plastike me vlerë 30-100 mijë lekë.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Duka tha se shumë qytetarë nuk e kanë idenë se për sa kohë mund të dekompozohet një qese plastike. Ai kërkoi që këto penalizime të rishikohen.
“Që këto duhet të zhduken ka ardhur koha. 2-3 pyetje. A ka prodhues qesesh plastike në Shqipëri? Mund të jenë investime miliona euro. Për penalizimet e përdoruesve, më duket e tepërt. Për prodhuesit po. Një njeri që 4 klasë shkollë, ku i di ai i shkreti që ç’a qese ka dhe se sa dekompozhet? Më duket e padrejtë. Përdoruesit nuk janë të informuar për përdorimin e qeseve. Tjetra që kam unë për ligjin e menaxhimit të mbetjeve për sa i përket pandemisë. është njëlloj si qeset. Duhet të merreni edhe me këtë se jemi mbushur me tamponë dhe shirina”, u shpreh deputeti i opozitës Agron Duka.
j.l./ dita

Qeveri e supergjobave po ua nxin jeten shqiptareve.Nuk ka rritje pagave,por vendoset mbitaksa e gjobave..Ke frike te dalesh ne rruge.Supergjoba nese je me makine,apo ne kembe,me maske ,apo pa maske,me telefon,apo telefon ne vesh, ,me rripa,apo pa rrip,me cercitikate vaksine,apo pa te,………!?
Bravo! Te futet denimi me vdekje per perdoruesit e qeseve plastike, ndersa vrasesit dhe perdhunuesit te nxirren nga burgu, se mbahen padrejtesisht! Kemi shtet, apo cfare?!?
interesant, opozita e cila supozohet e djathta shqiptare mbron politika ne favor te popullit. Maxhoranca e ashtuquajtur “socialiste” pra qe supozohet e majte shtyn politika gjithnje antipopull.
sec ka dicka qe nuk shkon me supozimet
Cdo gje behet per te perzene shqiptaret nga Shqiperia.
Nuk besoj se ka ndonje vend te botes qe i ka zhdukur qeset plastike por i kane perpunuar sepse nuk mund te blesh gjera kozmetike e ti fusesh ne qese letre zarzavatesh.Mund te beni diferencimin e mbetjeve dhe mbi te gjitha bashkite duhet te punojne me shume qe plehrat te mos hidhen vend e pavend por ne kazanet perkates. Ashtu si mblidhni taksat ashtu edhe duhet te investoni per perpunimin e tyre dhe jo ti vidhni ato leke.
Po per rripat e mesit , shojet e sandaleve dhe kepuceve qe jane plastike a denohesh ? Hahah….