Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 4 vjet burgim autorin (K.GJ) e një ngacmimi seksual ndaj një të miture në Tiranë të ndodhur në vitin 2020.
Në kallëzimin penal, bëhet me dije se vajza e mitur është ngacmuar në ambientet e biznesit të familjes. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka shpallur fajtor të pandehurin dhe e ka dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Ngacmim seksual kundër fëmijëve”.
Por i akuzuari e apeloi vendimin duke prentenduar se nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj.Elona Toro dhe anëtarë znj.Edlira Petri dhe z.Genti Shala vendosi lënien në fuqi të dënimit të të akuzuarit.
a.m/dita
