Ngacmoi të miturën në biznesin e prindërve në Tiranë, Gjykata e Apelit dënon me 4 vite autorin!

Amelda Amelda

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 4 vjet burgim autorin (K.GJ) e një ngacmimi seksual ndaj një të miture në Tiranë të ndodhur në vitin 2020.

Në kallëzimin penal, bëhet me dije se vajza e mitur është ngacmuar në ambientet e biznesit të familjes. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka shpallur fajtor të pandehurin dhe e ka dënuar me 4 vite burg për veprën penale  “Ngacmim seksual kundër fëmijëve”.

Por i akuzuari e apeloi vendimin duke prentenduar se nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj.Elona Toro dhe anëtarë znj.Edlira Petri dhe z.Genti Shala vendosi lënien në fuqi të dënimit të të akuzuarit.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *