Si duket karrigia ku këtë vit u ul Aurela Gaçe, ndërsa vitin e kaluar Miriam Cani, vazhdon të mbetet e lëkundur. Përderisa pjesëtarët e tjerë të jurisë në shoun për talent “The Voice of Albania” nuk ndryshojnë nga sezoni në sezon, e vetmja karrige që ndryshon është ajo ku këtë vit u ul këngëtarja e njohur Aurela Gaçe. Sipas informacioneve që po qarkullojnë nëpër media duket se Aurela e ka marrë shumë për zemër pjesëmarrjen në The Voice dhe nuk dëshiron të jetë ajo që do të gjykojë dikë, apo të largojë nga gara. “Unë dua ta argëtoj publikun dhe nuk jam mësuar të shoh njerëz që qajnë dhe trishtohen prej meje”, kjo ishte deklarata e Aurelës të cilën e ndau me publikun që po argëtohej me performancën e saj live gjatë të shtunës në mbrëmje në lokalin të cilin e menaxhon vetë ajo. Në fillim të janarit ajo publikoi një status në profilin e saj në Facebook, ku sqaronte pakënaqësinë ndaj audicioneve për mënyrën se si ndihej kur duhet të vendoste votën e saj për të hequr konkurrentët. “Nga ana njerëzore e humane unë jam duke e përjetuar këtë më shumë nga ç’mund ta imagjinoja…do ta kisha pak më lehtë nëse me votat e publikut do të largohej dikush nga gara”, ka vazhduar këngëtarja nga Vlora ndërsa sqaron arsyet e tërheqjes së saj nga juria e “TheVoice”.

Mos mer burr mos na fusni kshu lajmesh se u trishtuam shume
P.S e kujt i plasi??
o vendetta po te ka plasur hajde se ta mbyll une po qe djale je nje koqe kandari ore der maloku
mos e kruaj me vlonjaten
MENDOJ SE ESHTE E SINQERTE AURELA NE KETO QE THOTE.
Aurela eshte aq e mire sa nuk ka te dyte si artiste e njeri, po kete foton ben mire ta heqe- nuk eshte Aurela origjinale-si manekin e kane nxjerre, futur mjekren thelle dhe nxjerre mollezat shume, thjeshte e kam kete mendim si mik….