Aurela nuk do të jetë tek “The Voice”

redaktor

Si duket karrigia ku këtë vit u ul Aurela Gaçe, ndërsa vitin e kaluar Miriam Cani, vazhdon të mbetet e lëkundur. Përderisa pjesëtarët e tjerë të jurisë në shoun për talent “The Voice of Albania” nuk ndryshojnë nga sezoni në sezon, e vetmja karrige që ndryshon është ajo ku këtë vit u ul këngëtarja e njohur Aurela Gaçe. Sipas informacioneve që po qarkullojnë nëpër media duket se Aurela e ka marrë shumë për zemër pjesëmarrjen në The Voice dhe nuk dëshiron të jetë ajo që do të gjykojë dikë, apo të largojë nga gara. “Unë dua ta argëtoj publikun dhe nuk jam mësuar të shoh njerëz që qajnë dhe trishtohen prej meje”, kjo ishte deklarata e Aurelës të cilën e ndau me publikun që po argëtohej me performancën e saj live gjatë të shtunës në mbrëmje në lokalin të cilin e menaxhon vetë ajo. Në fillim të janarit ajo publikoi një status në profilin e saj në Facebook, ku sqaronte pakënaqësinë ndaj audicioneve për mënyrën se si ndihej kur duhet të vendoste votën e saj për të hequr konkurrentët.  “Nga ana njerëzore e humane unë jam duke e përjetuar këtë më shumë nga ç’mund ta imagjinoja…do ta kisha pak më lehtë nëse me votat e publikut do të largohej dikush nga gara”, ka vazhduar këngëtarja nga Vlora ndërsa sqaron arsyet e tërheqjes së saj nga juria e “TheVoice”.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *