Aksident te ‘Kthesa e Kamzës’, autobusi përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spital

J L

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, në zonën e ‘Kthesës së Kamzës’.

Autobusi i linjës së ‘Institutit’ ka përplasur një këmbësore.

Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të lëndimeve të shumta që pësoi.

Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 16.02.2022, te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe. Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *