Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, në zonën e ‘Kthesës së Kamzës’.
Autobusi i linjës së ‘Institutit’ ka përplasur një këmbësore.
Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të lëndimeve të shumta që pësoi.
Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 16.02.2022, te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe. Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
j.l./ dita
